Izraeli na sjell lajme të mira! Ylli i madh që i luan në Bundesligë i tërhiqet nga Kombëtarja para kohe, nuk është ndaj Shqipërisë

Shqipëria do të jetë pa Marash Kumbullën dhe Berat Gjimshitin në ndeshjen ndaj Israelit. Sigurisht, nuk janë këto mungesat e vetme të Kombëtares, por më të rëndësishmet. Megjithatë nga krahu tjetër situata nuk është më e mirë.

Eran Zahavi do të mungojë pasi dëshironte që të qëndronte në hotel i vetëm, me kërkesën që nuk iu plotësua nga trajneri. Gjithashtu njeriu që na u kthye në makth në Air Albania, Solomon, i cili na shënoi dy gola, nuk do të jetë pjesë e këtij takimi pasi është i dëmtuar.

Ky sulmues bëri hapin e madh të karrierës duke kaluar te Fulham në Premier League dhe është një dhimbje koke më pak për Rejën, duke parë edhe mungesat tona në mbrojtje. Nuk mbyllet me kaq! Munas Dabbour ishte ylli më i madh i Izraelit, të paktën në letër. Ky lojtar është pjesë e Hoffeneim në Bundesligë, ndërsa më parë ka luajtur me Sevillan.

Rreth një muaj më parë ishte vetë futbollisti që deklaroi se do të tërhiqej nga Kombëtarja para kohe, që në moshën 30-vjeç. Arsyet nuk u bën ende të ditura, por sipas komentimit në mediat israelite, bëhej fjalë për një presion të tifozëve të Kombëtares që i sosën durimin.

Asokohe nuk tërhoqi vëmendje, por kur jemi vetëm pak ditë para ndeshjes, vlen të përmendet se kemi një hall më pak. Israeli nuk ka luajtur kurrë pa këta tre emra që janë më të rëndësishmit të saj në linjën sulmuese. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online