A po përgatit Reja “grackën” për Israelin? Klaus Gjasula mund të jetë si Burim Kukeli ndaj Zvicrës, zgjedhja ideale për Kumbullën dhe Gjimshitin

Teksa Shqipëria është duke u përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Israelit dhe Islandës, dhimbja e kokës për Rejën qëndron në mbrojtje. Ardian Ismajli është duke kaluar formën më të mirë të karrierës, por lojtarit të Empolit i duhet të bëjë pa Gjimshitin dhe Kumbullën.

Nga ana tjetër skema është e pamundur të ndërrohet në këtë moment, Reja do të zgjedh sërish tre mbrojtës, megjithëse këtë herë duket mision i pamundur që të kesh garanci duke parë alternativat. Me shumë gjasa, trajneri italian mund të përgatis një grackë, siç rezultoi zgjedhja e Burim Kukelit ndaj Zvicrës.

Klaus Gjasula ka kaluar në rolin e qendër mbrojtësit te Darmstad dhe aty po shkëlqen më tepër me paraqitjet e tij. Sipas të gjitha gjasave do të jetë pikërisht ky lojtar që do të qëndrojë përkrahë Ismajlit, ndërsa mbetet të zgjidhet enigma e lojtarit tjetër që do të ndajë prapavijën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online