“Italiani” Ronaldo refuzon Portugalinë

Javën e ardhshme nis Liga e Kombeve, që është një kompeticion i ri, i cili pritet me shumë kureshtje nga të gjithë. Portugalia e nis rrugëtimin e saj në këtë komepticion në përballjen me Italinë. Edhe pse pritej të jetë një ndeshje e veçantë për Kristiano Ronaldon, i cili do të luajë në Seria A këtë edicion, nuk do të ndodhë kështu.

33-vjeçari e ka njoftuar trajnerin Fernando Santos se nuk do të jetë gati për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Veç ndeshjes me Italinë, Ronaldo nuk do të jetë as në sfidën me Poloninë. Një zgjedhje e çuditshme kjo, por që ka një shpjegim.

Mediat italiane shkruajnë se zgjedhja e sulmuesit është bërë vetëm e vetëm që ai të përgatitet për ndeshjet e Championsit me Juventusin. Në këtë mënyrë portugezi nuk do që të shpërqendrohet dhe ka vendosur që të mos bashkohet me përfaqësuesen për këto dy ndeshje. Kjo zgjidhje mund të mos i pëlqejë shumë portugezëve dhe nuk do të ishte çudi për ndonjë krisjet, edhe pse Ronaldo është ylli i madh dhe vështirë se do e kundërshtojnë zgjedhjen e tij edhe pse në dukje nuk është shumë e drejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online