Italia, ndeshja e një brezi

Hera e fundit që një skuadër italiane ka mbërritur në Shqipëri për të luajtur një ndeshje të niveleve të larta ka qenë Parma. Në atë pasdite të 14 shtatorit 1995 ka pasur më shumë se 15 mijë tifozë në “Qemal Stafa”. Nuk kishin mbërritur vetëm nga Durrësi – Teuta ishte kundërshtari – por shumë ishin dhe nga Tirana. Parma ishte një superfuqi e kohës. Zola, Stojçkov dhe Asprila luanin në sulm, sa për të përmendur ndonjë emër. Atë ditë shiu nuk i ka kursyer kokat e tifozëve. Ka qenë një rrebesh i jashtëzakonshëm. 2-0 me dy gola të vonët të Zolës.

Italia dhe Shqipëria është një marrëdhënie krejtësisht e veçantë. Jo vetëm në futboll. Pak a shumë i ngjajmë “një çifligu” të tyre, si përmendej në filmat e luftës së dytë botërore për ambiciet e tyre ndaj nesh. Dashuronim muzikën e tyre, kinematografinë, ushqimin dhe sidomos futbollin. Sot e kësaj dite nëse pyet një të ri në rrugët e Tiranës e për kë bën tifo ai mund të të përgjigjet me të parën: Milan, Juve ose Inter. Sidomos për të paktën 2 dekada, nga 1980 gjer në 2000, futbolli italian ka qenë më i ndjekuri në Shqipëri. Milan-Inter është një nga sfidat që dhe sot e kësaj dite ka audiencën më të madhe. Megjithëse nuk është më kampionati më i bukur në botë, ndjekësit e audiencës bëjnë me dije se Serie A është më i dashuri për shqiptar. Dhe të mendosh që jetojmë në kohën kur Real, Barcelona dhe Premier Liga angleze kanë shpenzuar shumë më shumë dhe aty luajnë lojtarë më mirë.

Ndeshja kundër Italisë është pa asnjë diskutim ndeshja e një brezi që jetoi me ëndrrën se një ditë do ishim si ata. Nuk janë pak, mund të jenë me mijëra ata që uronin gjithnjë shortin ta vinin përballë Italisë. Për t’i parë njëherë nga afër yjet e tyre. Fëmijët në Shqipëri u rritën me ëndrrën që të luanin në Itali, ndërsa ata të cilët nuk luanin futbollin englediseshesin gjatë gjithë ditës duke ndjekur televizione italiane. Jo rastësisht shumica e shqiptarëve të atij brezi e dinë italishten në mënyrë perfekte, pavarësisht se nuk kanë asnjë ditë shkollë për këtë gjuhë që ta quash të huaj është disi e gabuar.

Nga pikëpamja sportive sigurisht që nuk kemi qenë asnjëherë të barabartë. Ka ndodhur vetëm njëherë kur kemi qenë përballë në nivele të larta. Europiani i 21-vjeçarëve në vitin 1984. Shqipëria doli e para në grup duke lënë madje pas Gjermaninë, ndërkohë që të njëjtën gjë bëri dhe Italia në grupin e vet. Në çerekfinale të Europianit përballë ishin dy skuadra njësoj si davidi goliath. 1-0 për Italinë në Breisha dhe po kaq për Italinë në “Qemal Stafa”. Asokohe për Italinë luanin Viali dhe Mançini.

Pra, pa shumë komente, pavarësisht se rinia sot e ndjek me të njëjtin pasionin futbollin Italian, qartazi kjo ndeshje i përket më shumë një brezi mbi të 30-ave ata të cilët në rininë e tyre nuk e dinin fare se ekzistonin Mançester, Çelsi apo Altetiko Madrid. Ata që u rritën jo vetëm me Milanin, Juventusin dhe Interin, por madje dhe me Parmën, Kaljarin, Fiorentinën dhe lojën Panini, ku plotësonin fotografitë e futbollistëve në një album. Është ndeshja e tyre.

One thought on “Italia, ndeshja e një brezi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online