Italia është shkolla e futbollit të mbrojtjes? Nga Lukaku te Imobile, rastet që tregojnë të kundërtën

Italia njihet gjithmonë si shkolla e vërtetë për mbrojtësit, që i shndërron ata në më të mirët e Europës. Të paktën kjo është historia e kaluar dhe supozohet që të jetë ende e trashëguar. Por në të vërtetë, statistikat tregojnë të kundërtën. Rasti i Romelu Lukakut është më i freskët. Sulmuesi belg humbi në Premier League dhe nuk po bindte me nivelin e treguar, ndërsa për të pasur një eksperiencë tjetër, zgjodhi që t’i bashkohet Interit.

Jo pak, por 23 gola të shënuara në sezonin e parë dhe 24 gola të arritura në të dytin. Statistikat do të ishin shumë herë më të larta nëse do të ishte sulmuesi i vetëm i Interit të Contes, por përkrah tij kishte edhe Lautaro Martinez. Për të vazhduar më tej, me rastin “flagrant” që quhet Ciro Imobile. 22 gola arriti që të shënonte me Torinon në sezonin e tij të artë të vitit 2013-2014. Të gjithë menduan se në Itali gjendej një thesar i madh, por pas kalimit te Dortmundi, nuk realizoi më tepër se 3 gola në 24 ndeshje.

Statistikat ishin më të tmerreshme te Sevilja, me 2 gola të shënuara. Ndërsa pasi iu bashkua Lacios, Imobile i ka mbyllur sezonet me këto shifra: “23, 29, 15, 36, 20, 13”. Në një kohë që këta sulmues të cilët shkëlqejnë në Itali, nuk arrijnë dot që të lënë gjurmë jashtë Serisë A dhe kjo tregon nivelin e tyre, a mund të thuhet se mbrojtja që bëhet në këtë vend është më e mira në Europë? Dyshime të mëdha! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online