“Brojës i kanë hyrë në hak, Reja i ra me shkelm atij që i dha 6 pikët”, Gëzdari: Ekipi im ka qenë grup, Kombëtarja të ndryshojë që nga veshja

Edmond Gëzdari ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetarin Drilon Xhepollari në emisionin “Sport Magazine” në “Ora News”, ku ka analizuar ecurinë e Kombëtares. Ish-trajneri shqiptar ndan idenë se Edi Reja duhet të largohet menjëherë nga kreu i pankinës së kuqezinjve, teksa liston edhe argementat mbi të cilat e bazon mendimin e tij. Gëzdari vlerëson maksimalisht talentin 20-vjeçar, Armando Brojën, të cilin kërkonte ta shihte titullar në fushën e lojës me fanellën e ekipit tonë kombëtar.

“Unë nuk jam për të përkëdhelur. Jam për ti dhënë të drejtën që i takon. Ia kanë marrë mundësitë që ka. Trajneri jonë i ka hyrë në hak Brojës. Atij i takon të luajë dhe ka të drejtë të jetë i pakënaqur. Ai edhe mund të ketë bërë gabime, por merreni me mend se është një djalë 19-vjeç. Duhet shfrytëzuar ta rritësh. Ai kishte një mundësi që Kombëtarja jonë ta ndihmonte. Ne e dinim që nuk fitonim në Angli, por po të ishte Broja do kishim fituar një lojtar. Duke qenë se luante në Angli do kishte dhënë maksimumin e mundshëm. Mbase Ai nga dëshira për të dhënë maksimumin nuk jepte asgjë, por kishe të drejtë t’ja jepje mundësinë të luante atë ditë.

Edi Reja është si Lul Basha te PD-ja. Është i hequr për mua. Nuk duhet të jetë më me Kombëtaren. Ne ta falenderojmë për çfarë ka bërë, ta përqafojmë dhe ti themi: “Faleminderit”! Ai e ka dhënë një kontribut, por me çfarë kam parë unë Reja duhet të largohet urgjentisht, sepse nuk e meriton të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare. Vendin e tretë e mori Broja. Mori topin nga mesi i fushës dhe shkoi e bëri gol. Pra jo se i shërbyen. Tani ky trajneri italian mburret me 6 pikët e Hungarisë dhe ato 6 pikë i ka marrë Broja. Ky është problemi. Ky trajner i ra me shkelm këtij djali që i dha 6 pikët që e bënë trajner me Kombëtaren. Sepse pa to ishte një trajner si gjithë të tjerët.

Skuadra kombëtare është skuadër që duhet të iki me avion personal jo në Angli, por kudo. Duhet të jetë grup për të shkuar për të arritur qëllimin. Duhet ta bëjmë diferencën që te organizimi. Them që duhet ta bëjmë se i kemi mundësitë. Edhe veshja duhet ndryshuar, duhet të kemi një veshje tjetër që të tremb. Kam pasur gjithë ekipet kombëtare deri te 21-vjeçarët, kam qenë trajneri i tyre. Asnjëherë në jetën time, pavarësisht nga hallet që kemi pasur, pavarësisht se kemi shkuar në kushte mjerane, skuadra ime ka qenë grup. Ajo skuadër, por ka qenë grup, me atë veshjen tonë. Kemi qenë bashkë, jo njëri në Kinostudio e tjetri në Kombinat. Kombëtarja është perla e Shqipërisë. Unë them që Kombëtarja ka skuadër të madhe. Ka shumë brenda për ti marrë dhe unë them që ky trajner nuk mund t’ja marri dot”, ka deklaruar Edmond Gëzdari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online