“Ai komandon gjithçka”, ish-menaxheri i Lacios tregon anën tjetër të Tares: Të thoshte edhe fjalë të këqija

Angelo Peruzzi ka folur hapur në një intervistë të dhënë për “Radiosei”. Ish-portieri dhe menaxheri i Lacios ka treguar mënyrën sesi funksiononin gjërat jashtë fushës te bardhekaltrit. Peruzzi ka deklaruar se në klubin italian vlente vetëm fjala e Lotitos dhe e Tares, me këtë të fundit që kishte komandë të plotë kur presidenti mungonte.

“Duhet të kërkoja edhe autorizimet për të blerë tridhjetë stilolapsa, nëse Tares do t’i duheshin njëmijë stilolapsa të nesërmen do ti vinin. Por nuk është mes meje dhe atij, nuk kam asgjë kundër tij. Është mënyra se si është organizuar ai mjedis. Isha shumë i lumtur atje, por tani nuk mund të qëndroja më.

Roli i Tares është të komandojë gjithçka në Formello kur Lotito nuk është aty. Ai ndërroi hotelet, orët e kthimit nga ndeshjet jashtë… Këto janë gjëra që i përkasin trajnerit. Por padyshim që presidenti nuk e ka problem. Kur isha në Torino, Moggi ishte drejtor sportiv, një tjetër menaxher i ekipit, të gjithë kishin rolin e tyre. Nuk kishte pushtime në terren, me dikë që fliste për gjëra përtej rolit të tij, madje të thoshte edhe fjalë të këqija. Kjo ka ndodhur në Formello, si me Lotiton ashtu edhe me Taren”, rrëfen Angelo Peruzzi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online