Isufi: Drita u penalizua, pati skenar kundër nesh

Drita u mposht nga Dudelanzh me përmbysje dhe gjilanasit sigurisht që nuk ndihen mirë pas humbjes me rezultatin 2-1 në Luksemburg. Gjithsesi shanset për kualifikim janë të mëdha për skuadrën e drejtuar nga Bekim Isufi.

Kampionët e Kosovës kanë rezerva për gjykimin e bërë nga ana e gjyqtarëve qipriotë. Pretendimet janë për një penallti që nuk ju akordua në pjesën e parë. Trajneri Isufi, pas ndeshjes ka bërë një deklaratë, ku flet për ndeshjen dhe gjykimin.

“Ndeshje e veshtirë në një kohe te nxehtë, por ne e dhamë maksimumin në këtë takim, ku patëm shumë raste shënimi. Edhe kundërshtari pati raste njësoj, por çka vlen të theksohet se gjatë gjithë takimit kemi qenë pre e një skenari të 4 referëve nga Qipro,  ku ndikuan plotësisht në rezultat, jo vetëm te akordimi i penalltisë, por gjatë tërë ndeshjes, po ashtu duhet theksuar se as nikoqiri në shume raste nuk pati fairplay ndaj nesh. Ne duhet të mobilizohemi dhe të pregaditemi sa më mire për ndeshjen e radhës, prandaj kësaj here na duhet përkrahja e gjithe simapatizuesve të futbollit të Kosovës e ne veçanti Intelektualëve, që këta djem t’i japin motiv dhe t’i përkrahin në ndeshjen e kthimit”, ka deklaruar trajneri Bekim Isufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online