Foto Strakosha ka shënuar emrin me gërma të arta në Greqi dhe askush nuk arrin që të thyejë rekordin e tij. Legjenda e Shqipërisë njihet ende si specialisti i penalltive, duke qenë portieri që ka pritur më shumë 11-metërsha në histori. Megjithëse ndeshja e fundit që ka luajtur Foto i përket vitit 2005, asnjë prej gardianëve nuk ka arritur që të thyejë rekordin e tij.
Strakosha ka pritur 14 penallti që e vendosën në histori, ndërsa pas tij vjen Giorgos Davkos me 13 penallti, Nikos Sarganis dhe Costas Chalkias me 11 penallti të pritura dhe Giorgos Abadiotakis me 10 penallti të pritura. Media “Typos.gr” e cilëson Foton si tmerr psikologjik të kundërshtarëve që gjendeshin përpara tij. “Ishte specialisti i pritjeve të penalltisë. Nuk ishte e lehtë që ta ndaloje Dimitris Saravakos nga 11 metrat dhe Strakosha e bëri. Ishte frikë dhe terror asokohe pasi krijonte problem psikologjik për kundërshtarin.
Nuk ishte rastësi që në 14 vite karrierë në Greqi ka kapur po aq penallti duke hyrë në histori dhe e mban ende vendin e parë. Sekreti? Ia ka dhënë edhe djalit të tij, Thomas. Kur dikush gjuan penalltinë, së pari prit që topi të largohet nga këmbët e kundërshtarit dhe vendosni krahun që do mbani. Lehtë për t’u dëgjuar, por e vështirë për t’u zbatuar në praktikë. Duhet shumë shpejtësi. Kjo është arsyeja se pse shumë portierë nuk presin shumë penallti pasi thjesht zgjedhin një kënd dhe rrëzohen në atë drejtim. Por Foto zakonisht shihte pozicionin e trupit të kundërshtarit duke llogaritur njëkohësisht se ku do të përfundonte topi”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/