Ishte kandidat i vetëm! Aleksander Ceferin zgjidhet si president i UEFA-s, sulmon klubet e Superligës: Është ujku i maskuar si gjyshe që do të gëlltisë gjithçka

Aleksander Ceferin u zgjodh sot në Kongresin e UEFA-s si presidenti i ri  i Federatës Evropiane të Futbollit. Avokati slloven ishte kandidati i vetëm dhe do të qëndrojë në krye të UEFA-s deri në vitin 2027. Ai sot ka mbajtur një fjalim interesant për të cilin do të flitet shumë. Në fjalën e tij, presidenti i UEFA-s u tregua veçanërisht i ashpër ndaj skuadrave që duan krijimin e Superligës.

“Kemi dy pikëpamje të kundërta për botën, cinizmi para moralit, egoizmi para solidaritetit. Lakmia vjen para dashamirësisë. Udhëheqësi i tyre thotë se si do ta shpëtojë futbollin, por në realitet është një ujk i maskuar si gjyshe që kërkon të gëlltisë gjithçka.

Ata vënë interesin e tyre përpara të tjerëve, ka gënjeshtra të turpshme përpara së vërtetës, karteli mbi demokracinë dhe meritokracinë, çmimet e aksioneve mbi meritat sportive, paratë mbi titujt. Nuk ka vend për kartelet në futbollin evropian. Interesi i të gjithëve duhet të jetë mbi interesat e tre klubeve, duhet të mbrojmë kampionatet kombëtare”, tha Ceferin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online