Jo si Kristiano Ronaldo! Do të fitonte 771 euro në minutë, Lionel Mesi refuzon kontratën historike në botën e futbollit për…Barcelonën

Lionel Messi ka marrë një ofertë të paprecedentë dje. Al Hilal nga Arabia Saudite i ofroi atij një kontratë prej 400 milionë euro në sezon për të nënshkruar, por futbollisti më i mirë në botë e hodhi poshtë këtë shifër. TyC Sports raporton se Messi falënderoi drejtuesit e Al Hilal për ofertën. Ai refuzoi 400 milionë euro dhe dëshiron të qëndrojë ende në Evropë.

Leo mesa duket ka në plan të kthehet në Barcelonë. Thuhet se bisedimet për këtë temë tashmë kanë filluar dhe po kërkohet një strukturë financiare që do t’i mundësonte Messit të kthehet në Camp Nou. Oferta e PSG-së tashmë është refuzuar. Messi nuk dëshiron të luajë më për klubin parisien dhe është e sigurt që do ta shohim me fanellën e Barcelonës, nëse katalanasit respektojnë strukturën financiare.

Nëse do të pranonte ofertën e Al Hilal-it, rroga që do të kishte magjistari argjentinas është diçka e paprecedentë në botën e sportit profesionist, ku ka plot kontrata të mëdha. Shifrat janë joreale. Flet shumë fakti që argjentinasi 35-vjeçar do të fitonte 13 euro në sekondë, 771 euro në minutë, 46 mijë euro në orë, 1.1 milionë euro në ditë dhe 33.33 milionë euro në muaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online