“Ishte e gjithë vëmendja te portuezi”! Bufon “thumbon” për kohën te Juventusi: E humbëm ADN-në me Kristiano Ronaldon

Tashmë portieri i Parmës, Ganluigi Buffon foli për mikrofonat e  ‘TUDN.com’ mbi situatën që ndodhet Juventusi. Legjenda e klubit deklaroi se ardhja e Cristiano Ronaldo ia humbi identitetin skuadrës totalisht, pasi loja u përqendrua vetëm në një futbollist.

“Juve kishte shansin për të fituar Ligën e Kampionëve vitin e parë që Ronaldo u transferua në skuadër. Ishte viti kur isha në Paris Saint-Germain, dhe nuk mund ta kuptoja se çfarë ndodhi. Kur u ktheva, punova me CR7 për dy vjet dhe dolëm mirë së bashku, por mendoj se Juve e humbi ADN-në e të qenit një ekip.

Nuk është hera e parë që lojtarët e Juventusit thonë se prania e Ronaldos e përqendroi të gjithë vëmendjen e tyre për të  shërbyer atë me gola. Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini gjithashtu përmendnin vazhdimisht se ata po mbështeteshin në talentet individuale në vend që të vepronin si ekip.”- u shpreh Buffon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online