E FUNDIT/ Tjetër goditje me peshë të madhe te Teuta, Sherif Kallaku largohet drejt Kroacisë

Sikur të mos mjaftonte ecuria negative deri tani e Teutës, kampionët në fuqi kanë marrë tjetër goditje. Këtë herë bëhet fjalë për Sherif Kallakun që është rikthyer te Lokomotiva e Zagrebit. Pritshmëritë ishin që huazimi të zgjatej deri në fundin e sezonit, megjithatë ekipi kroat kërkoi që të merrte sërish mesfushorin shqiptar.

“Në emër të Presidentit të KF Teuta, Z.Edmond Hasanbelli, falenderojm futbollisti Sherif Kallaku, i cili nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Mesfushori 24-vjeçar do të rikthehet në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebi. Pas 6 mujash me blutë, duke zhvilluar performanca pozitive. KF Teuta e falënderon Kallakun për kontributin e dhënë për fanellën e Teutes dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike”, shkruan klubi i Teutës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online