Tashmë portieri i Parmës, Ganluigi Buffon foli për mikrofonat e ‘TUDN.com’ mbi situatën që ndodhet Juventusi. Legjenda e klubit deklaroi se ardhja e Cristiano Ronaldo ia humbi identitetin skuadrës totalisht, pasi loja u përqendrua vetëm në një futbollist.
“Juve kishte shansin për të fituar Ligën e Kampionëve vitin e parë që Ronaldo u transferua në skuadër. Ishte viti kur isha në Paris Saint-Germain, dhe nuk mund ta kuptoja se çfarë ndodhi. Kur u ktheva, punova me CR7 për dy vjet dhe dolëm mirë së bashku, por mendoj se Juve e humbi ADN-në e të qenit një ekip.
Nuk është hera e parë që lojtarët e Juventusit thonë se prania e Ronaldos e përqendroi të gjithë vëmendjen e tyre për të shërbyer atë me gola. Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini gjithashtu përmendnin vazhdimisht se ata po mbështeteshin në talentet individuale në vend që të vepronin si ekip.”- u shpreh Buffon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/