Ish-trajneri u zbulon çekëve rekordmenin Piter Olajinka

Piter Olajinka ka provuar të luajë në Shqipëri në moshë mjaft të vogël. Fillimisht ishte pjesë e Bylisit dhe luante edhe me moshat e ballshiotëve, ndërsa më pas u shit te Skënderbeu. Me korçarët shpërtheu dhe u shit për rreth 1.1 milionë euro te belgët e Gent.

Këtë verë, pas një sezoni mjaft të mirë me Zulte Varegem, u shit në Çeki. Kishte realizuar 11 gola e kishte regjistruar 15 asiste, çka bëri që Slavia e Pragës të ofronte 3.2 milionë euro për kartonin e sulmuesit Nigerian. Tanimë është lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit çek.

Por ai ka provuar edhe më parë të luajë në Prage. Ka qenë pjesë e Dukla Praga dhe ka punuar me teknikun Jaroslav Hynek, i cili ka folur për 22-vjeçarin. “Një lojtar shumë i vështirë, që të bën shumë punë dhe që përshtatet. Kur ai erdhi te ne, që në stërvitjen e parë ishte i vetëdijshëm se ishte një lojtar i vështirë dhe një sulmues shumë i shpejtë. Ai kishte eksperiencë nga Shqipëria, por nuk ishte gati për ritmin dhe taktikat e kampionatit në Çeki”.

Ish-trajneri i Olajinkës tregon edhe se sulmuesi ka edhe personalitet: “Edhe pse në moshë të re ai kishte personalitet dhe nuk kishte frikë të mbronte opinionin e tij kundrejt lojtarëve të tjerë me eksperiencë. Ai mund të komunikonte shumë mirë me ta. Kishte mentalitetin për të shtyrë veten në botën e futbollit”.

Nigeriani luan kudo në fushë dhe sipas nevojave e vendosin në të majtë dhe të djathtë, por kishte edhe problem. “Ne mund ta pozicionin Piterin kudo në sulm. Para se të bashkohej me ne kishte luajtur më së shumti si mesfushor në Shqipëri, kështu që ai pati vështirësi në marrjen e detyrave taktike”, ka thënë mes të tjerave Hynek në “Isport.cz”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online