Ish-trajneri i Skënderbeut krenohet me lojtarët e korçarëve për fitoren me Partizanin: Isha në stadium…

Teksa pritej që Partizani të fitonte ndaj Skënderbeut dhe të merrte kryesimin, ndodhi surpriza. Të kuqtë mposhten në shtëpi nga skuadra e vendit të fundit dhe qëndrojnë në vendin e katërt. Skënderbeu mori tre pikë mjaft të rëndësishme, duke rihapur dhe njëherë luftën për mbijetesë ndaj Bylisit.

Fitorja e korçarëve ka gëzuar ish trajnerin Julian Ahmataj, i cili nuk ka ngurruar ta shprehur në “Ora Sport” në RTV Ora. Ahmataj u shpreh se i ndjek rregullisht Skënderbeun si dhe përgëzoi grupin e lojtarëve.

“Isha në stadium, e pashë ndeshjen. Sa herë më jepet mundësia e ndjek sepse aty kam lënë një grup që me sportistë që janë në rritje. Janë një grup futbollistësh që po kalojnë adoleshencën sportive, e cila kalon nga mosha 18 deri në 23 vjeç. Pas kësaj moshe krijohet edhe profile i futbollistit, se çfarë niveli do të kapë.

Këta sportistë janë në rrugën e mbarë. Nuk janë rishtaz në Kategorinë Superiore, tashmë bëhen 8 muaj që janë pjesë e Kategorisë Superiore. Në fillim ishte prezantimi me Kategorinë Superiore dhe situata ishte pak e rënduar. Tani gjërat vijnë duke u përmirësuar. Pra, janë lojtarë që po kalojnë një adoleshencë të mirë dhe ndoshta do ikin lart.

Jam i gëzuar që fituan sepse kjo jep shpresë për vazhdimësinë por nëse do të ketë vetëkënaqësi nuk jep asgjë.  Sepse ndeshjet vijnë shumë shpejt“, u shpreh ish trajneri i Skënderbeut Julian Ahmataj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online