Çudirat e futbollit, një lojtar mund të dështojë diku dhe t’ia dalë mbanë diku tjetër. Methju Bonifejs, një ndër dështimet e merkatos së Superiores sezonin e shkuar, u largua këtë verë pa zhurmë nga Shqipëria, por ka gjetur shumë shpejt sistemim.
Ish-sulmuesi i Partizanit, vetëm 122 minuta në Superiore këtë pranverë, shkoi javët e fundit te Beroe, në kampionatin bullgar, për provë.
Trajneri e pa një javë, e pëlqeu, firmosi.
Bonifejs ka gjetur vend në Bullgari, aty ku Botevi e mpri me shpulla Partizanin dhe tregoi se ishte shumë më lart si nivel. Ironi e fatit!