Trajneri i Lacios Simone Inzagi ka komentuar para sezonit të ri. Numri 1 i stolit të kryeqytetasve ka komentuar dhe gjendjen e skuadrës, por dhe merkaton, ku tema më e nxehtë është ajo e Milinkoviç- Saviç. Inzagi nuk lë jashtë vëmendjes dhe portierin Strakosha, të cilin e veçon se është ai numri 1 i portës.
Përgatitjet? “Ekipi po punon mirë, por është mëkat që në fund të grumbullimit munguan Strakosha e Berisha, por shpresojmë të kthehen shpejt në grup”.
Afrimet? “Duhet të presim se çdo të ndodhë me Milinkoviç-Saviç, pasi ai është shumë i rëndësishme për ne dhe situata mund të ndryshojë”.
Objektivat? “Uroj që të gëzojmë sa më shumë tifozët tanë në edicionin e ri. Synimi ynë është që të mbajmë të njëjtin nivel si në dy edicionet e fundit dhe jam i bindur me atë çfarë kam parë në stërvitje nga djemtë do të jemi në nivele të larta. Unë nuk bëj premtime, por në vitet e fundit kemi qenë e vetmja skuadër që kemi mundur të fitojmë me Juventusin”.
Badelj dhe Korrea? “Badelj është një lojtar i rëndësishëm dhe do të rrisë vlerën e mesfushës tonë. Në vend të Felipe Anderson ne kemi marrë Korrean. Unë jam i kënaqur me afrimet pasi është rritur cilësia”.
Europa? Europa League është një sukses i rëndësishëm dhe ne e besojmë se mund të shkojmë larg . Ne e merituam vendin e katërt.
Milinkoviç-Savic? “Ai është i qetë, nuk merret me zërat e merkatos. Nëse ai largohet do të jetë më e vështirë për ne, por drejtuesit janë ata që vendosin”.
Portierë? “Në portë ka hierarki dhe Strakosha është i pari”.