“Samurai” Berisha, debutim i pafat në Hiroshima

Pas 8 vitesh, shumë trofesh dhe rekordit të golave në kampionatin australian, Besart Berisha ka vendosur të ndryshojë ambient, duke shkuar në Japoni.

Sulmuesi i njohur nga Kosova firmosi muajin e shkuar për Sanfreçe Hiroshimën, por debutimi i tij vonoi për shkak të dokumentacionit.

Sot ish-futbollisti i kombëtares shqiptare luajti minutat e para, rreth 25 të tilla, me klubin e tij të ri, por nuk i vajti mbarë.

Berisha u fut kur Hiroshima po barazonte 1-1 në shtëpi me Uraua Reds, por ndeshja përfundoi 4-1 për miqtë, që u treguan perfektë në kundërsulm.

Gjithsesi, Hiroshima mbetet në krye të kampionatit japonez, me 41 pikë në 18 ndeshje, me një mesatare mjaft të lartë pikësh. Pas saj, Tokio ka 7 pikë më pak dhe Kauasaki 8 pikë, por kjo e fundit ka luajtur një ndeshje më pak.

Berisha ka shënuar 116 gola në Australi, ku ka fituar 4 herë titullin kampion, ndaj tek Hiroshima presin shumë prej tij, për të formuar një dyshe spektakolare me brazilianin Patrik, autor i 12 golave deri tani, shënuesi më i mirë në J.League.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online