Investitorë italianë për Tomorin, gati të blejnë aksionet e klubit

Skuadra e Tomorit militon në Kategorinë e Parë dhe në 14 ndeshjet e para këtë sezon, nuk ka arritur të grumbullojë më shumë se 16 pikë. Ekipin beratas e ndajnë vetëm 6 pikë nga zona e ftohtë e renditjes dhe rrezikon dhe rënien në Kategorinë e Dytë. Kjo situatë kaotike nuk mund të vazhdojë shumë gjatë dhe me shumë gjasa, në klubin e Tomorit do të ketë ndryshime madhore.

Aktualisht, klubi financohet nga bashkia e Beratit, por ka pasur oferta blerjeje nga disa investitorë. Fillimisht, mësohet se ka qenë firma “Salillari” që ka synuar të marrë aksionet e klubit, por siç raporton “Berati TV”, një tjetër kompani është futur në garë për të blerë aksionet e klubit.

“Mela Holding Group” është kompania që i ka bërë kërkesë bashkisë së Beratit për të blerë aksionet e klubit. Me një president shqiptar, kjo kompani i ka selitë në Venecia dhe kandidatura e tyre për të marrë drejtimin e klubit është shumë serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *