“Intervista pune” te Luftëtari, të ardhurit lënë numrin e telefonit

0

Trajneri Daniel Fernandez ka testuar shumë të rinj, të cilët do të njoftohen me celular, nëse do ta vazhdojnë ose jo provën te gjirokastritët

Gëzim Beqiri  

Ndryshe nga ditët e tjera, trajneri i Luftëtarit, Daniel Fernandez, e ka zhvilluar mëngjesin e djeshëm testin e kontrollit për ata futbollistë, që do të përzgjedhë për fazën tjetër të seleksionimit. Të tjerë futbollistë kanë ardhur për provë në këtë skuadër dje. Përveç Toçit dhe Dostit, ka ardhur një tjetër elbasanas, Kasa.

Po dje ka dalë në stërvitje sarandjoti Çakalli, ndërsa Bregasi, për arsye dëmtimi, vetëm sa është paraqitur për të dalë në stërvitje dhe sot do të jetë bashkë me grupin. Futbollistët që janë vëzhguar në lojë dje kanë lënë pranë Luftëtarit numrat e telefonit, që të njoftohen për të vazhduar stërvitjen, në të kundërt konsiderohen të pavlefshëm për të qenë pjesë e Luftëtarit.

Janë bërë me dije edhe ata që do të marrin përgjigje pozitive se ka një tjetër fazë përzgjedhjeje deri në nisjen e ekipit për në Veria të Greqisë. Kjo prani e madhe e futbollistëve në provë te Luftëtari ka shtuar shumë vëmendjen e stafit teknik dhe dje pjesëtarët e tij, përveç se e kanë ndjekur lojën në këmbë, bashkë edhe me trajnerin e akademisë Ilir Zeko, kanë mbajtur shënime plotësuese për çdo futbollist.

Grupi që stërviten pasdite ka tjetër program dhe konsiderohet si pjesë e listës së federimit, por ka edhe aty tetë apo nëntë lojtarë, që janë ende në provë. Por, ndryshe nga të ardhurit e tjerë, ata janë vendas dhe që kanë dalë nga ekipi i Luftëtarit U-19, çka nënkupton se stafi teknik e ka një opinion për cilësitë e tyre dhe mbajtja e tyre është në vartësi jo vetëm të numrit të lojtarëve që do të mbeten nga grupi i parë, por edhe të atyre që priten të vijnë nga jashtë vendit.

Të ardhurit për provë
1.Sandri Çakalli 21 vjeç (Butrinti)
2.Stivi Janku 20 vjec (Partizani)
3.Mateos Toçi 21 vjeç (Elbasani)
4.Jurgen Dosti 24 vjeç (Elbasani)
5.Arben Kasa 20 vjeç (Elbasani)
6.Aldo Bregasi 19 vjeç (Levadhiakos)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.