Intervista pas ndeshje/ Mundi Tiranën, Daja pas fitores: Sikur të mos ishim dënuar në Europë…

0

Në javën e 13 të Superiores, pas fitores së Kukësit me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit, barazimit të Flamurtarit dhe Luftëtarit në shifrat 1-1, i bashkohet edhe përfundimi i takimit Skënderbeu-Tirana. Korçarët ia kanë dalë të marrin tre pikët falë realizimeve të Krasniqit dhe Ndeki. Ndërsa goli i Hasanit shërbeu vetëm për statistikë. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dy trajnerëve të dhëna për “Supersport”:

Daja (Skënderbeu): “E kishim vlerësuar dhe parë shumë Tiranën. Nëse nuk do të ishte dënimi në Europë, do të ishte një Skënderbe tjetër. Do të kishte një tjetër shije, por sërish lojtarët kanë dëshirë duke sakrifikuar për të na dërguar te fitorja. Gripshi po bie në sy me lojën e tij, sa i përket ofertave që mund të vijnë në janar për lojtarët më të mirë, sigurisht që është e vështirë. Por kjo është në të mirën e tyre dhe të klubit, pasi mos të harrojmë që nga ana tjetër kemi edhe shumë talente të reja që po presin shansin e tyre. Unë kam pirë kafe me Halilin dhe Idrizin, si zakonisht. Por nuk dua të paragjykohem, pasi kam 40 vite karrierë sportive dhe po e them që do të ishte disi “e poshtër” një gjë të tillë.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.