Superiores nuk i duhet ora teknologjike/ Skënderbeu dhe goli i Ndeki, Ahmataj e humb busullën te Tirana

Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Tiranës, duke u kthyer për vendet e para të renditjes, ndërsa aktualisht është në vendin e katërt. Goli i parë i takimit do të vinte në minutën e 17, ndërsa pas pasimit të Gripshit, Krasniqi nuk mund të gabonte brenda zonës.

Pjesa e dytë vazhdoi me kontrollin e lojës nga Tirana, ashtu siç edhe pritej, por pa sjellë goditje të rrezikshme nga brenda zonës. Korçarët do të gjenin golin e dytë në minutën e 86 dhe me një episod të veçantë nga Ndeki. Ky i fundit ka goditur topin që përfundoi në traversë dhe pasi preku tokën, doli sërish jashtë.

Menjëherë u akordua si gol dhe pamjet e përsëritura treguan se topi e kaloi vijnë fatale. Një vendim i drejtë nga arbitrat e takimit, ndërsa në kampionatet elitare janë orat teknologjike që i zgjidhin këto raste. Hasani do të ngushtonte shifrat në minutën e 93, por kjo shërbeu vetëm për statistikë. Tashmë Ahmataj duket se e ka humbur busullën te bardheblutë, ndërsa në 4 ndeshje ka fituar vetëm me Luftëtarin, duke marrë 2 barazime dhe 1 humbje. Në një kohë kur u premtua për titullin kampion, padyshim që kjo nuk është rruga e duhur. /Sport Ekspres/

 

Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Pollozhani, Dita, Meksi, Esien, Daja, Gripshi, Ndeki, Bregu, Krasniqi.

Tirana: Lika, Kërçiku, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Karabeci, Torasa, Hasani, Kobina, Halili.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online