E plotë/ Kërkesa për dorëheqje, Ahmataj: Më thoni, si i shpjegoni këto gjëra te Tirana?

Në javën e 13 të Superiores, pas fitores së Kukësit me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit, barazimit të Flamurtarit dhe Luftëtarit në shifrat 1-1, i bashkohet edhe përfundimi i takimit Skënderbeu-Tirana. Korçarët ia kanë dalë të marrin tre pikët falë realizimeve të Krasniqit dhe Ndeki. Ndërsa goli i Hasanit shërbeu vetëm për statistikë. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dy trajnerëve të dhëna për “Supersport”:

Daja (Skënderbeu): “E kishim vlerësuar dhe parë shumë Tiranën. Nëse nuk do të ishte dënimi në Europë, do të ishte një Skënderbe tjetër. Do të kishte një tjetër shije, por sërish lojtarët kanë dëshirë duke sakrifikuar për të na dërguar te fitorja. Gripshi po bie në sy me lojën e tij, sa i përket ofertave që mund të vijnë në janar për lojtarët më të mirë, sigurisht që është e vështirë. Por kjo është në të mirën e tyre dhe të klubit, pasi mos të harrojmë që nga ana tjetër kemi edhe shumë talente të reja që po presin shansin e tyre”.

Ahmataj (Tirana): “Është për të ardhur keq që pësojmë dy gola të tillë, me këto trazicione. Gjithçka këtu vjen nga presioni. Këtu sa vjen trajneri mendojnë që ta heqin direkt. Këtu nuk e ka fajin trajneri. E kam paraqitur dorëheqjen te drejtuesit. Nëse jam unë e keqja, atëherë po iki. Kjo nuk është deklaratë gjaknxehtësie. Skënderbeu shkoi 3 herë te porta dhe bëri 2 gola. Kështu nuk vazhdohet, kështu të pritet hovi.

Ndeshja ishte përgatitur në mënyrën mirë. Kemi tentuar 16-17 goditje standarte, më thoni si ka mundësi që nuk rezultoi një e saktë. Nuk ka faj Muçi, ta lëmë të eci përpara. Nuk qendron problemi tek Muçi.  Unë mbaj përgjësitë e lojës. Nuk mbahet vendi i punës me zor, nuk vazhdohet kështu. Lojtarët kanë dhënë maksimumin, problem është jashtë fushës. Te Tirana sapo vendoset një trajner gjëja e parë që mendohet se si ta heqim. Hyra në dhomat e zhveshjes dhe u dhash dorën lojtarëve u thash bravo ju qoftë, jam unë përgjegjësi. Ose do e bëjmë punën siç duhet ose nuk do bëhet fare, me zor nuk fuksionon. Duhet të ndryshojnë ujrat për çdo gjë që të nis të funksionojnë punët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online