Partizani ka arritur të fitojë me shifrat 1-0 ndaj Laçit, në takimin përmbyllës të javës së 13. Goli i vetëm i takimit ka ardhur në minutën e 27 kur pas një pakujdesie në mbrojtje te kurbinasit, Jasir Asani nuk ka gabuar për të dërguar topin në rrjetë. Në këtë mënyrë është mundur edhe ekipi më në formë i Superiores që drejtohet nga Cungu, që kishte 4 fitore radhazi dhe ishin bindëse.
Menjëherë ka ardhur edhe festimi i Asanit me Lerdën, si për të shuar të gjitha konfliktet e kohëve të fundit. Ndërkohë Nabueze nuk ka arritur të lërë gjurmë në këtë takim, duke u mbyllur mirë nga mbrojtësit kundërshtar. Mesa duket vetëm Partizani e ka gjetur mënyrën sesi të ndalë këtë sulmues, pasi Nabueze nuk i ka shënuar në këtë kampionat këtij ekipi, pa harruar edhe Bylisin, megjithëse ende nuk e ka bërë ndeshjen e dytë me ta. Gjithashtu duhet theksuar që takimi i sotëm nisi me disa minuta vonese pas mungesës së ambulancës. /Sport Ekspres/
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Boldor, Trashi, Broja, Telushi, Melo, Çinari, Bardhi, Asani
Laçi: Stazhilla, Trokthi, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nwabueze