Interi “tërbon” Milanin, josh qendërmbrojtësin

Interi ka arritur akordin me Diego Godin dhe kapiteni i Atletikos së Madridit do të transferohet në Itali në fund të sezonit. Kontrata e tij me “colchoneros” përfundon në verë dhe zikaltrit nuk do të shpenzojnë asnjë euro për një nga mbrojtësit më të fortë në botë.

Drejtuesit po mendojnë të bëjnë një tjetër lëvizje dhe kanë hedhur sytë nga “kushërinjtë” e Milanit. Kristian Zapatës i përfundon kontrata me kuqezinjtë në fund të sezonit dhe palët nuk po arrijnë akordin e rinovimit. Milani i ofron mbrojtësit 32-vjeçar një vit rinovim për një rrogë më të ulët se 1.8 milionë eurot që fiton.

Kolumbiani nuk pranon me këto kushte dhe ja ku del Interi në skenë. “Calciomercato” raporton se zikaltrit janë gati t’i ofrojnë Zapatës një kontratë dy-vjeçare me opsionin e rinovimit me një tjetër vit në verë. Agjenti i mbrojtësi është Ivan Kordoba, i cili ka luajtur për shumë vite me Interin.

Marota është gati të arrijë dhe akordin financiar me lojtarin, i cili mund të vazhdojë të luajë në Milano, por tashmë me ngjyra të tjera mbi supe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *