Milan Shkriniar është zyrtarisht i Interit, që ka zyrtarizuar gjithçka në kanalet e veta zyrtare, por vetëm me një pikturë të mbrojtësit, i cili është me pushime dhe më vonë do të prezantohet para mediave.
Sllovaku është 22 vjeç dhe Interi e ka blerë nga Sampdoria për 35 milionë euro në total, por 20 milionë janë paguar kesh, ndërsa 15 milionë është vlerësuar ish-sulmuesi i Peskarës, Kaprari, i transferuar nga Interi te Samp para pak ditësh.
Për futbollistin e Sllovakisë U-21 bëhet fjalë për një hap gjigant në karrierë, me një kontratë 5-vjeçare në Milano.
Shkriniar luan prej vetëm një viti në Itali, me Sampdorian që e bleu për 1 milion euro nga sllovakët e Zhilinës dhe tani e shet për një shifër të jashtëzakonshme. Natyrisht, duhet parë ku do të luajë Shkriniar, sepse për momentin Interi ka edhe Mirandën e Murijon në qendër dhe kërkon edhe një qendërmbrojtës tjetër.
??? È ufficiale: Milan #Skriniar è nerazzurro! Per lui contratto di 5 anni ? https://t.co/Dn75IzzFMx #WelcomeSkriniar #InterIsComing #FCIM pic.twitter.com/2y8mRgRkmI
— F.C. Internazionale (@Inter) July 7, 2017