Ardhja e Antonio Kontes në stolin e Interit, ka dëshmuar që zikaltrit kanë ambicie të mëdha këtë sezon dhe pritet që edhe merkatoja të jetë me emra të bujshëm.
Emrat e parë kanë nisur të spekulohen dhe së fundmi ka dalë në skenë Kristian Eriksen. Diçka të tillë e ka raportuar “Gazzetta dello Sport” që ka shkruar se danezi është dëshira kryesore e Kontes, me Interin që e ka bërë gati ofertën e parë.
? El Inter entra en la puja por Eriksen
? Pagarían 70 millones por el centrocampistahttps://t.co/NSQioCMNB9— AS (@diarioas) June 6, 2019
Sipas asaj që thuhet në media, drejtuesit zikaltër pritet të zbarkojnë në Londër me një ofertë gati 70 milionë euro, duke sfiduar Realin e Madridit, me “Los Blancos” që prej kohësh janë në ndjekje të Eriksen.