Interi humbet miqësoren, Spaleti: Dua Naingolanin!

Interi ka mbyllur fazën përgatitore në Riskone të Brunikos, duke u mundur 2-1 nga Nurenbergu gjerman.

Ndonëse në Bundesligën 2, Nurenbergu luajti shumë mirë dhe fitoi me meritë.

Diferencën e bëri përgatitja fizike, sepse në Gjermani nisin shumë më shpejt se në Itali dhe Nurenbergu kishte fituar 5 miqësore deri sot. Ndërkaq, Interi ka vetëm pak ditë stërvitje dhe shumë lojtarë sapo kanë nisur përgatitjet.

Për Interin shënoi Eder në fundin e ndeshjes, me gjithë golat që erdhën në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, Luçiano Spaleti foli gjerësisht për merkaton: “Kam një marrëveshje me klubin, që do të afrojë 4-5 lojtarë. Nuk shpenzojmë dot si Milani, 50 milionë për çdo lojtar. Na pëlqen Naingolan, që është lojtar shumë cilësor dhe do të na ndihmonte shumë, por po punojmë në shumë drejtime. Perishiç? Ka ikur në Kroaci për t’u kuruar për një problem, do të vijë me ne në Kinë”.

INTER p.1 (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Vanheusden; Borja Valero, Borja Valero; Candreva, Brozovic, Biabiany; Eder. All. Spalletti.
INTER p.2 (4-2-3-1): Padelli; D’Ambrosio (33′ Skriniar), Ranocchia, Murillo, Nagatomo; Gagliardini, Kondogbia (23′ Biabiany); Gabriel Barbosa, Brozovic, Joao Mario; Eder.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *