Interi gjen zëvendësuesin e “ninxhës”, një brazilian për Konten

0

Ardhjet e Sensit dhe Barelës nuk mjaftojnë. Raxha Naingolan pritet të largohet nga Interit dhe Antonio Konte kërkon një tjetër mesfushor.

Sipas lajmeve që vijnë nga Turqi, zikaltrit pëlqejnë shumë Zhailson Markes Rikueira, brazilianin e Fenerbahçes. 23-vjeçari aktivizohet në rolin e qendërmesfushorit, shkatërruesit dhe mesfushorit të majtë.

Zhailson mbylli sezonin e parë me klubin turk, duke qenë një ndër më të mirët e skuadrës. 8 milionë euro ka ofruar Interi për shërbimet e tij, por klubi nga Stambolli kërkon 12 milionë.

Vetëm 4 milionë është diferenca dhe zyrtarë të klubit italian janë nisur drejt Turqisë për të arritur marrëveshjen përfundimtare me mesfushorin brazilian.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.