“Interi” francez bën mrekullinë, arrin ngjitjen historike

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Futbolli prandaj është edhe një ndër sportet më të bukur dhe më të dashur në planet, pasi të jep mundësinë edhe të arrish diçka që nuk e mendoje kurrë. Pikërisht diçka të tillë e ka arritur Chambly, një ekip në Francë.

Aktualisht, klubi që ka një ngjashmëri të frikshme me Interin, luan në National (liga e tretë franceze), ndërsa duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të luajnë në Ligue 2 (kategoria e dytë franceze), për herë të parë në historinë e tyre 30-vjeçare.


Chambly ndoshta nuk është një ekip i panjohur, të paktën për tifozët zikaltër, pasi stema dhe ngjyrat e ekipit francez janë identike me ato të Interit, sa që disa kohë më parë, drejtues të italianëve bënë kërkesë që Chambly të ndryshonte disi stemën, pasi ishte thuajse e njëjtë me atë të Interit.

Stema e dikurshme e Chamblys (m) dhe aktualja (d)

Gjithsesi, klubi nga “San Siro” gjithmon ka shprehur simpati dhe mbështetje për “binjakët” e tyre francezë. Një përallë e vërtetë ajo e ekipit të Chamblys…

Momente nga festa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *