Interi “blindon” krahët, nesër në Milano zbarkon blerja e re

Interi duket se është i fiksuar pas mbrojtjes dhe përforcimi i parë i merkatos i janarit do të jetë pikërisht në repartin difensiv. Sedrik Soares, i cili aktivizohet për Sauthemptonin në Premier Ligë, do të zyrtarizohet si lojtar i zikaltërve mëngjesin e ditës së nesërme.

Sedrik Soares, pas triumfit me Portugalinë në EURO 2016

Sipas asaj që raportohet nga mediat në Itali e Angli, 27-vjeçari do të kalojë në formulën e huazimit me të drejtë blerje në Milano. Nesër do të kryhen vizitat mjekësore dhe firmosja e kontratës. Ndërkohë, Shime Vërsaljko, i cili u mor me bujë nga Atletiko Madrid këtë verë duket se do t’i japë fund aventurës në Itali.

Kroati, sipas gjasave do të rikthehet përsëri te Atletiko, ku së fundmi ka pësuar një tjetër dëmtim. Mbrojtësi, ka luajtur në vetëm 8 takime si titullar për Interin, ku nuk shfaqi asgjë nga forma që tregoi në Botërorin e vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online