Në mesjavë Interi mposhti Totenhemin në Champions League me zemër dhe durim deri në shtesë, ndërsa dot ka bërë të njëjtën gjë, duke fituar 1-0 në shtesë ndaj Sampdorias.
Heroi këtë radhë ishte Brozoviç, autor i një goli të shkëlqyer dhe me shumë rëndësi në minutën e 94-t, kur ndeshja dukej e mbyllur.
Një ndeshje e çmendur, dy gola të anuluar me VAR për Naingolan e Azamoah, por edhe një shtyllë nga Kandreva, ndaj Interi nuk mund të quhet me fat për këto 3 pikë.
Edhe Sampdorias iu anulua një gol në minutën e 88-të, kur Defrel shënoi dhe festoi më kot.
Në fund, festa ishte e tëra zikaltër, me Brozoviç që kthen buzëqeshjen në pjesën zikaltër të Milanos.