Është shkruar pa fund këtë verë mbi Interin, për merkaton e dobët dhe arsyet e pasivitetit.
Megjithatë, pa zhurmë Interi ka mbyllur disa operacione të mira, si Borha Valero, ndërsa java e re pritet të shohë tre transferime të reja në zikaltër.
Mesfushori i talentuar turk Emre Mor pritet të kalojë nga Dortmundi tek Interi për 15 milionë euro dhe futbollisti ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit zikaltër.
Mbrojtësi brazilian i Nicës, Dalbert, është shumë pranë dhe tashmë kanë mbetur vetëm procedurat burokratike.
Në fund, Patrik Shik i Sampdorias pritet të vishet zikaltër, pas braktisjes nga Juventusi.
Edhe një lajm i mirë: Ivan Perishiç është pranë rinovimit, me 6 milionë euro në sezon.