Tek Interi janë kthyer në modë transferimet me kosto 0. Pas akordit me uruguaianin Diego Godin, drejtuesit e klubit zikaltër duan të përforcojnë mbrojtjen e tyre me një tjetër futbollist me eksperiencë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Mançester Junajtid, Antonio Valencia. Ekuadorianit i mbaron kontrata me “djajtë e kuq” në fund të sezonit aktual dhe kalimi në Itali është një opsion që e josh shumë 33-vjeçarin.
Sipas medies angleze “The Daily Mirror”, skuadra italiane i ka ofruar Valencias një kontratë për dy sezone. Gjithsesi është mëse e sigurt, që bashkëpunimi 10-vjeçar midis ekuadorianit dhe Junajtid do të marrë fund këtë verë.