Iniesta: Çfarë çlirimi largimi nga Barça, në Japoni po mësojnë… spanjishten!

Andres Iniesta u largua në verë nga Barcelona për të nisur eksperiencën japoneze. Mesfushori la katalanasit pas 16 vitesh, ku fitoi gjithçka për të firmosur me Visel Koben.

Spanjolli fantastik është rikthyer të flasë për aventurën me Barçën, ndërsa zbulon shkakun e largimit nga ekipi. 34-vjeçari ka folur për “Esquire”, duke zbuluar dhe Japoninë. Në vendin aziatik është gjithçka ndryshe, ata kanë zakone të tjera dhe i përjetojnë ndryshe humbjet. Ky mentalitet ka ndryshuar dhe pikëpamjet e Iniestës, i cili nuk ndjen më presion dhe po shijon qetësinë japoneze.

Andres ka filluar të mësojë gjuhën japoneze, por kur bëhet fjalë për ndonjë bisedë serioze thërret përkthyesin në ndihmë. Ai e mbyll prononcimin e tij me diçka që e ba surprizuar dhe befasuar nga tifozët dhe njerëzit atje…

LARGIMI NGA BARCELONA – “Në Spanjë ndihesha bosh, shpirtërisht dhe fizikisht dhe nuk kisha më asgjë. Të luash futboll në vendin tonë është shumë impenjative në të gjitha nivelet. Presioni i të qënurit në një kub si Barcelona ishte shumë i madh. Kur vendosa të largohem i hoqa një barrë të madhe vetes dhe largova presionin e madh. Në Spanjë nuk më lejohej të gaboja, ndërsa në Japoni presioni është ndryshe. Mund të gaboj, por gjithsesi vazhdoj të zbavitem.”

MENTALITETI NDRYSHE – “Tifozët këtu në Japoni i shijojnë ndeshjet ndryshe. Ata të inkurajojnë, protestojnë, por nuk zemërohen. Japonezët e përjetojnë humbjen ndryshe nga ne europianët. Kjo është filozofia që më ka kushtuar më shumë për ta kuptuar dhe asimiluar. Gjithmonë jam ndjerë kompetitiv dhe nuk më ka pëlqyer kurrë humbja. Tani po përpiqem të mësoj nga ata dhe ta shoh humbjen nga një tjetër këndvështrim. Kjo periudhë e kaluar me Visel Koben ka qenë padyshim më e qetë krahasuar me atë të Barcelonës.”

JAPONIA – “Përshtatja nuk ka qenë e lehtë, si në aspektin sportiv dhe në atë familjar. Zakonet këtu ndryshojnë shumë me tonat, por tani jemi përshtatur bashke me gruan dhe familjen. Kam filluar të flas pak japonisht, por mbaj dhe një përkthyes me vete. Por shumë po përpiqen të mësojnë spanjisht për të komunikuar me mua. Kjo është diçka me të vërtetë befasuese”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *