Basketbollisti i Los Angeles Lakers, Brandon Ingram, është kthyer në një personazh të rregullt të rubrikave “gossip” për shkak të lidhjes së tij me bukuroshen amerikane Raelynn Inez. Kemi të bëjmë me një rast të padëgjuar më parë, pasi Inez nuk është e dashura e vetme e lojtarit. Siç duket Ingram ka gjetur konsensus midis dy femrave të jetës së tij.
Inez është një striptiste e famshme dhe e vazhdon këtë profesion, pavarësisht faktit se i dashuri i saj është një ndër atletët më të paguar në planet. Gjithsesi, mesa duket për çiftin kjo gjë nuk është problem dhe në fund kjo është e vemtja gjë që ka rëndësi.