Për Luftëtarin nuk është e thënë. Kur të gjithë në qytetin e Gjirokastrës prisnin të mësonin dje vendimin e Komisionit të Etikës, nga i cili do të mësohej fati i Luftëtarit për pjesëmarrjen ose jo në Kupat e Europës, përsëritet avazi. Vendimi është shtyrë për më 23 qershor, që do të thotë se Luftëtari jashtë Kupave të Europës. Një lajm, që ka prishur dhe ka hedhur në “erë“ projektin e nisur nga ana e drejtuesve të Luftëtarit. Nëse Komisioni i Etikës do të merrte vendimin e duhur, Luftëtari do të zbriste sot në fushë, por shtyrja e datës nga “komisioni i famshëm” kthehet në një “rebus” për drejtuesit gjirokastrit.
E gjitha kjo vjen për faktin se, pas vendimit që do të jepte dje Etika, Luftëtari do të operonte në merkato dhe në infrastrukturë. Tashmë drejtuesit e Luftëtarit do t’i bëjnë llogaritë ndryshe, duke nisur me afrimet e lojtarëve, si dhe me ata që mendohet se nuk do të jenë pjesë e ekipit. Për të pritur datën 23 qershor është shumë, ndaj dhe puna për sezonin e ri do të fillojë me përgatitjet e skuadrës për kampionatin e ri dhe jo për në Europë. Në një kohë që futbollistit ishin në pritje të grumbullimit, madje ishte programuar edhe grumbullim në Austri, tani lojtarëve gjirokastritë u duhet të grumbullohen në një afat kohor tjetër.
Të shokuar kanë mbetur edhe tifozët gjirokastritë, të cilët sapo kanë mësuar lajmin e shtyrjes së vendimit, janë shprehur shumë të indinjuar me qëndrimin e Komisionit të Etikës pranë FSHF-së. Me ironi ata absurdin e djeshëm e krahasojnë me lojën e ”kungulleshkës“. Është për të ardhur keq, që ky komision zvarrit fundoren e këtij vendimi. Megjithatë, Luftëtari nuk dorëzohet, shikon punën e tij dhe nuk pret nga askush dhurata.
”Tjetër Luftëtar do të shikoni sezonin e ardhshëm. Do të synojmë vendin e tretë”, është shprehur më herët presidenti Grigor Tavo. Ky i fundit, i kontaktuar nga newsbomb.al, ka lëshuar edhe një batutë të fortë: “E prisja një vendim të tillë. Një miku im më tha para pak ditësh: ka dhënë urdhër sulltani për ta shtyrë vendimin
e për ta mbyllur këtë çështje”.
Gëzim Beqiri
Po se cpith te semes do luftetari apo shpetojnga renja tani nadashka evropen ne tavoline aty ishte evropa si perte dhe ekipet e tjera prisni prisni se nga 3 mete gjatin do merini
O Zoti tigër , po ti mos i kishte hapur këmbët Skënderi Tironës çdo gjë do të qe në rregull.Po putana po u mësua me sallatorë ndonjëri mund ti thyhet dhe brenda .???