Dinamo e Bukureshtit u mund dje 4-0 në Bukuresht nga Vitoruli i drejtuar nga George Haxhi, ndërsa tifozët e Dinamos protestuan ashpër gjatë ndeshjes.
Fillimisht disa parulla u shpalosën në stadium, për të përkujtuar dy-vjetorin e tragjedisë në “Club Colectiv”, ku 64 persona humbën jetën gjatë një koncerti të një grupi metal, ngjarje shumë e rëndë, që çoi në dorëheqjen e kryeministrit, por nuk mjaftoi për të qetësuar popullin rumun.
Revolta e tifozëve të Dinamos nuk u ndal aty, sepse më vonë një grup i madh tifozësh tentuan të kalonin gardhet rrethues të stadiumit dhe iu drejtuan tribunës “VIP”, duke pasur në shënjestër presidentin Jonuc Negoica.
Megjithatë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët.