Një derbi, një sfidë e zjarrtë që rrezikoi të kthehej në tragjedi. Një tjetër pjesë e tribunës që bie, duke zënë poshtë tifozët, ashtu si ndodhi edhe në Spanjë pak ditë me tifozët e Sevijas në stadiumin e Eibarit. Një fitore e pastër në fushë, e cila u rrezikua të kompromentohej nga sjellja e tifozëve në tribuna.
Kjo ndodhi në përballjen e Ligue 1 franceze, ndërmjet Montpelier dhe Nimes. Vendasit e fituan derbin me rezultatin e pastër 3-0, por pas golit të tretë të ekipit, në tribunën e tifozëve ultras të Montpelierit pati mjaft probleme. Pas golit të dytë, shumë tifozë hipën për të festuar në barrierën rrethuese të stadiumit, duke bërë që ajo të binte.
Nga ngjarja dy tifozë të Montpelierit mbeten të plagosur dhe ai moment solli ndalesën e parë të ndeshjes. Kjo nuk ishte gjithçka, sepse pas golit të tretë të ekipit të Montpelie, 11 minuta përpara fundit të ndeshjes, shumë tifozë tentuan të kalonin barrierat rrethuese për t’u përballur me ultrasit rivalë të Nimesit.
Forcat e policisë hynë menjëherë në fushë për të parandaluar që dy tifozeritë të afroheshin, ndërsa edhe një pjesë e lojtarëve të Montpelie tentuan të qetësonin tifozët e tyre. Edhe spikeri i stadiumit kërkoi disa herë që turma të qetësohej, në të kundërt rrezikohej pezullimi i ndeshjes dhe ekipi mund të humbiste 3-0 në tavolinë.
Në këtë rast takimi u pezullua për afro 30 minuta, ndërsa pasi situata u qetësua dhe koha e rregullt e ndeshjes përfundoi, arbitrat akorduan 25 minuta shtesë. Kjo është shtesa më e lartë e dhënë ndonjëherë në një ndeshje të futbollit profesionist, duke kaluar 23 minutat e akorduara në vitin 2001 në takimin Brentford-Bristol Siti.
[? VIDÉO] ?? #MHSCNO
Une grille cède sous la pression lors du but de Montpellier, des supporters chutent
Il y aurait deux blesséshttps://t.co/DmZP6JyN5z— beIN SPORTS (@beinsports_FR) September 30, 2018