Inagurohet stadiumi më i ri i futbollit shqiptar, Duka premton: Së bashku do të kurorëzojmë shumë projekte të tjera

Armand Duka ka qenë sot i pranishëm në Vorë, ku ka inaguruar stadiumin më të ri në vend. Kreu i FSHF-së ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” pamje nga investimi i ri i Federatës, së bashku me Bashkinë Vorë dhe donatorët e klubit Vora. Përpos stadiumit, Duka njofton se do të shtohet edhe një fushë e re stërvitore.

“Sot në Vorë, në një ditë të bukur e festive ku inaguaruam stadiumin më të ri në futbollin shqiptar. Një transformim rrënjësor falë një investimi të shkëlqyer, fryt i partneritetit të FSHF-s me Bashkinë Vorë dhe donatorët e klubit Vora.

Në Vorë së shpejti do të kemi edhe një fushe të re stërvitore, në kuadër të projektit 100 fushat. Falë investimeve në infrastukturë, projektit Uniforma Ime dhe Topi Yt këtë vit kemi 1 mijë fëmijë më shumë që luajnë futboll. Sëbashku do të kurorëzojmë shumë e shumë projekte të tjera për rritjen e qëndrueshme të futbollit shqiptar”, ka shkruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online