Armando Broja shfaqet në konferencën e shtypit me trajnerin e Chelsea, e thotë para gjithë botës: Jam krenar që vij nga Shqipëria

“Shqipëria? Jam krenar që vij nga Shqipëria, të luaj për Kombëtaren e vendit tim është krenari e madhe”

Armando Broja pritet që të luajë nga minuta e parë kundër Dinamos së Zagrebit. Kjo pasi Chelsea e ka siguruar kualifikimin më herët dhe kundër kroatëve do të jetë thjeshtë një ndeshje më tepër për t’u mbyllur. Një tjetër sinjal për praninë e sulmuesit shqiptar nga minuta e parë në Champions League e dha konferenca e shtypit. Pranë trajnerit Potter gjendej pikërisht Armando Broja, që nuk ngurroi të krenohej me rrenjët e tij.

“Jam një lojtar që luan lirshëm në fushë. Më pëlqen të luaj futboll. Kur trajner më beson, përpiqem të shënoj një gol, të jap një asist apo thjesht të luaj mirë duke u përpjekur të krijoj shanse për ekipin. Shumë lojtarë të rinj mërziten kur nuk luajnë rregullisht, unë mundohem të shoh anët pozitive dhe të zhvillohem. Nga minuta e parë kundër Zagrebit? E vendos trajneri, ai zgjedh skuadrën. Të gjithë e dinë se Chelsea është një nga klubet më të mira në botë, prandaj është e vështirë të luash titullar. Do të mundohem ta kapërcej këtë vështirësi të madhe. Shqipëria? Jam krenar që vij nga Shqipëria, të luaj për Kombëtaren e vendit tim është krenari e madhe”, tha Broja. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online