Kukësi u shkërmoq një ditë më parë nga Skënderbeu me rezultatin 0-3 dhe kjo ishte humbja e dytë radhazi, pasi një javë më parë ishte Luftëtari që u shënoi tre gola verilindorëve. Ndryshimi është se ndaj gjirokastriteve skuadra e Kukësit shënoi dy gola.
Kjo humbje, ashtu si ajo e javës së shkuar me bluzinjtë, nuk është pritur mirë nga tifozët. Në rrjetet sociale dhe konkretisht në faqen zyrtarë të Kukësit në “Facebook”, ata lëshojnë akuza nga më të ndryshmet. Fjala tolerim haset shpesh, ndërkohë që nuk mungojnë edhe aludime të ndryshme që lidhen edhe me politikën.