Ilirida sillet në ekran për të gjithë shqiptarët, mësoni ku mund të ndiqni duelet eurooiane të tre kkubeve shqiptare

Tashmë kemi hyrë në muajin korrik dhe ditët kur ekipet shqiptare do të luajnë turet kualifikuese në Europë nuk janë të largëta. Pjesëmarrëse në Kupat e Europës janë edhe tre klube shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Më konktetisht bëbet fjalë Strugën, Shkupin dhe Shkëndijën. Ilirida vjen në ekranin e “Supersport”-it dhe “Digitalb”-it për të gjithë shqqiptarët e interesuar.

Platforma televizive në fjalë ka njoftuar se ka siguruar të drejtën e transferimit të ndeshjeve që skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut do të luajnë në shtëpi. Kështu, shqiptarët do të kenë mundësinë të shohin në “Supersport” duelet Struga-Zalgiris (18 korrik), Shkupi-Hegelman Litauen (20 korrik) dhe Shkëndija-Haverfordwest County (13 korrik)./Sport Ekspres/

Ndeshjet që do të transmetohen në “Supersport” dhe “Digitalb”:

13 korrik

20:00 Shkëndija – Haverfordwest County (turi i parë kualifikues në Conference League)

18 korrik

17:00 Struga – Zalgiris (turi i parë kualifikues në Champions League)

20 korrik

21:00 Shkupi – Hegelman Litauen (turi i parë kualifikues në Conference League)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *