Akuzat për ryshfete ndaj arbitrave, UEFA mori vendim për pjesëmarrjen e Barcelonës në Champions League

Barcelonës i lejohet të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe ky është një lajm i mirë për tifozët e këtij klubi. Ky vendim u mor pasi njerëzit në UEFA analizuan tërësisht të gjitha informacionet që kishin në lidhje me ryshfetin e supozuar të arbitrave nga Barcelona. Nisur nga vendimi, kjo do të thotë se Barcelona nuk do të sanksionohet dhe do të gjendet në “valle” më 31 gusht kur të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League.

Gjatë gjithë kohës, drejtuesit e Barcelonës, të drejtuar nga Laporta, pretendonin se Barcelona nuk do të sanksionohej dhe pikërisht kështu ndodhi. Drejtuesit e UEFA-s thuhet se konfirmuan se Barcelona do të ishte përjashtuar nga garat evropiane nëse do të kishin ndonjë provë, por nuk gjetën asnjë të tillë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online