Nuk ka njerëz të shëmtuar, por të varfër! Quhej si lojtari më i shëmtuar në botë, paratë e Betisi dhe doktori bëjnë mrekulli te lojtari që tani…nuk njihet

Alvaro Vadillo nuk është aq i njohur ndërkombëtarisht për cilësitë e tij, aq sa tërhoqi vëmendjen në fillimet e karrierës për shkak të pamjes. Kur ai u shfaq në nivelin e lartë si lojtar i Betisit, shumë bënë humor me pamjen e tij dhe e quajtën atë lojtarin më të shëmtuar në botë.

Megjithatë, kur arriti të fitonte shumat e para të majme, iu nënshtrua një operacioni dhe sot është praktikisht i panjohur për të gjithë. Futbollisti spanjoll iu nënshtrua një operacioni estetik në vesh. Një procedurë e njohur si otoplastikë, qëllimi është t’i japë fytyrës një formë më simetrike dhe të këndshme.

Dhe padyshim mund të thuhet se Vadillo, i cili normalisht luan si anësor, ka arritur të ndryshojë pamjen e fytyrës. Ky 28-vjeçar duket shumë më ndryshe se në fillim dhe nëse krahasoni fotot, vetëm një detaj tregon se është i njëjti personazh, është një nishan sipër buzës. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online