Iliria bind, thyen edhe Burrelin

Iliria dhe Burreli, ashtu si shumë skuadra të tjera, ditën e sotme zhvilluan një miqësore midis tyre në “Redi Maloku”, e cila u shërbeu të dy trajnerëve për të parë gjendjen e skuadrave, kur kanë mbetur dhe rreth tri javë deri në startin e kampionatit. Sa i takon ndeshjes, miqtë nga Burreli e nisën mbarë, pasi në të 13-ën kalojnë në avantazh me Kolgjonin, dhe e ruajnë këtë epërsi goli deri në fundin e pjesës së parë, kur Lleshi shfrytëzon si duhet krosimin e Bardhit në zonë duke baraspeshuar lojën.

E dyta nis me shumë zëvendësime, por edhe me tension, të tepërt për një miqësore. Megjithatë, vetëm dy kartona të kuq për miqtë e Burrelin e qetësojnë situatën. Loja vazhdon teksa vendasit e rikthejnë rezultatin në favorin e tyre, pasi Lama me një goditje tokazi nga rreth 20 metra, kalon Ilirinë në avantazh 2-1. Rezultat me të cilin u mbyll i gjithë takimi.

ILIRIA 2-1 BURRELI
45′ Lleshi, 80′ Lama / 13′ Kolgjoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online