Rrahmani ka emocione: Është një muaj ndeshjesh derbi për mua

0

Dinamo e Zagrebit ka bërë një zgjedhje interesante, duke nxjerrë Amir Rrahmanin në konferencë për shtyp në Elbasan, në krah të trajnerit Cvitanoviç.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës është shfaqur i qetë, duke ruajtur diplomacinë, në një sfidë të veçantë për të, duke qenë se luan kundër vëllezërve të vet. “Jam i lumtur që jam këtu, për t’u ndeshur me ekipin më të mirë shqiptar. Është ndeshje futbolli, nuk ka arsye pse ta pres si një ndeshje jashtë normales, edhe pse emocione kam, është normale. Shpresoj të luaj, natyrisht, nuk e di ende, varet nga trajneri. Nëse luaj, do të jap maksimumin.

“Është si një derbi për mua, por do të luaj edhe me Kosovën kundër Kroacisë, është një muaj sfidash të veçanta”.

 

Polemika për një deklaratë të Rrahmanit para ndeshjes së vajtjes: “Media nuk më kuptoi ose nuk transmetoi si duhej, sepse unë nuk thashë atë që u pasqyrua. Thashë që do të kërkonim fitore në Maksimir dhe më pas do të ishim më të qetë për kthimin. Nuk thashë kurrë që Skënderbeu nuk ka asnjë shans. Mendoj se më kanë keqkuptuar. Skënderbeun e prisja të vështirë dhe ashtu thashë edhe para ndeshjes së parë. Përballë kemi një skuadër të mirë, që luan mirë futboll, me lojtarë që luajnë së bashku prej vitesh. Shanset tona? Kemi ardhur për të shkuar në grupet e Europa League, siç tha edhe trajneri”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.