Osmani: Ndeshje e veçantë, luajmë për gjithë shqiptarët. Do ta mbaj premtimin për tifozët

0

Tefik Osmani është shfaqur para gazetarëve sot në Elbasan, duke folur për ndeshjen e nesërme kundër Dinamos. Për Osmanin, është një ndeshje e veçantë: “E kemi provuar njëherë, por kjo është diçka tjetër. Jemi futur me synim të qartë për të arritur këtu ku jemi. Kemi zhvilluar një ndeshje të parë shumë të mirë në Kroaci, jemi ndëshkuar në fund, tani duam t’i shkojmë deri në fund. Ndryshimi me kualifikimin e para dy viteve është se rruga atëherë ishte më e shkurtër. U mërzitëm kur nuk dolëm kampionë pasi e dinim që Skënderbeu ka tjetër koeficient nga ekipet shqiptare. Do të përballeshim me një ekip më të lehtë dhe të gjithë besonim se do të arrinim grupet. Tani na kanë mbetur vetëm 90 minuta, ku besoj se përveç Korçës, nesër luajmë për të gjithë shqiptarët”.

 

Në vajtje Skënderbeu vuajti në pjesën e dytë: “Është një farë presioni që ushtron ekipi tjetër, nuk erdhi urdhër nga trajneri. Ishte si ndeshja jonë e fundit këtu. Në ndeshjen me Mlladën u desh të na shënonin që të zgjoheshim”.

 

Premio me tifozët? “E kam thënë dhe kam fatin e madh që jam në një ekip si Skënderbeu, çdo gjë që thuhet mbetet dhe ne i kemi marrë gjithmonë premiot. E kam thënë dhe do e mbaj fjalën, do e ndaj me çdo tifoz në stadium. Me ata kam kaluar vite shumë të bukura. E kam thënë edhe më parë. Përveçse veshim fanellën dhe luajmë për Korçën, luajmë për të gjithë shqiptarët”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.