Ilir Daja merr fitoren në “derbin“ e Kosovës, pranë fitimit të titullit kampion për herë të dytë radhazi

Sot është zhvilluar një nga ndeshjet më të rëndësishme në “Albi Mall Superliga”. Ballkani ka mposhtur me rezultatin 1-2 Dritën në atë që mund të konsiderohet edhe “derbi” I Kosovës për këtë sezon, duke qenë se të dy ekipet janë në garë të fortë për titullin kampion. Korenica zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11, ndërsa Drita barazoi me anë të Jasharit dy minuta para përfundimit të pjesës së parë. Por rezultatin përfundimtar u vendos nga Lumbardh Dellova, i cili me golin e shënuar në minutën e 85 i dha fitoren skuadrës nga Suhareka.

Me tre pikët e marra sot, ekipi i Ilir Dajës shkon në kuotën e 66 pikëve, po aq sa Drita, me të cilën ndan vendin e parë. Tashmë titullin e humb ai që do të gabojë në tre ndeshjet e mbetura. Kalendari duket më i vështirë për Dritën, të cilën e pret derbi i qytetit me Gjilanin. Një përballje ku padyshim nuk ka fitues të sigurt. Në rast suksesi, Ilir Daja do të shpallej kampion i Kosovës për herë të dytë radhazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online